Jeta Xharra: Gratë 7m nën dhe, e burrat as të shkarkuar pse kanë dështu me kry punën e vet!

Aktuale

Jeta Xharra: Gratë 7m nën dhe, e burrat as të shkarkuar pse kanë dështu me kry punën e vet!

Nga: A.Zh Më: 25 gusht 2021 Në ora: 14:13
Jeta Xharra

Gazetarja Jeta Xharra, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

Xharra ka thënë se për vrasjet e deritanishme të femrave në Kosovë, nuk është shkarkuar asnjëh polic, gjyqtar apo prokuror, për dështimin në mbrojtjen e tyre.

Ajo ka pyetur se a do të ndodhë e njëjta gjë edhe me rastin e 18-vjeçares, e cila dyshohet se u vra nga burri (me të cilin bashkëjetonte) Dardan Krivaqa, përcjell Bota sot.

Reagimi i saj në Facebook:

Diana Kastrati, Zejnepe Berisha, Valbona Ndrecaj, Sabile Mavrovqani, Sebahate Morina janë vrarë nga burrat e dhunshëm PASI që i kanë raportu në polici, prokurori & gjyqësi dhe asnjë polic, prokuror a gjyqtar kurrë s'o shkarku për dështimin me i mbrojt. Çka po thuni, në rastin e Marigonës, a ka me hup dikush punën pse e ka lanë vrasësin e saj të lirë me ladru?

PS. Rezultati: gratë 7m nën dhe, e burrat lenemo që s'janë nër dhe, por s'janë as të shkarkum pse kanë dështu me kry punën e vet! E pse me vepru polici, prokurori e gjykatësi ndryshe herën tjetër që një gru e raporton dhunuesin kur s'ka kurfarë pasoje për zyrtarin e shtetit?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat