Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar ndaj vendimit të sotëm të Qeverisë së Kosovës, për shtesat ndaj personelit shëndetësor.
Përmes një komunikate AAK-ja ka thënë se vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, tregon qartë joseriozitetin e Qeverisë përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.
“Vendimi i sotëm për personelin shëndetësor, e tregon qartë joseriozitetin e tyre përballë gjendjes së rëndë shëndetësore në vend.
Përpos që shuma e shtesave që do të marrin mjekët, infermierët e teknikët është qesharake, mospërfshirja e muajve qershor dhe korrik 2021, paraqet edhe shkelje të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në komunikatë.