Kryeprokurori i Ferizajt, Shkuri Jashari u akuzua nga mediat vendore se nuk e tregoi të vërtetën, duke thënë se Dardan Krivaqa nuk ka lëndë aktive.
Por, për këtë ka reaguar Prokuroria Themelore në Ferizaj, të cilët kanë thënë se kjo nuk qëndron.
Në reagim për media thuhet se Jashari në 2014 kishte ngritur aktakuzë ndaj Krivaqës.
Kurse, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka sqaruar se rastet ndaj Krivaqës kanë përfunduar me aktakuzë dhe të njëjtat janë proceduar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
Reagimi i Prokurorisë Themelore në Ferizaj:
Prokuroria Themelore në Ferizaj, lidhur me rastin në fjalë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me datë 09 dhjetor 2014, Kryeprokurori Shukri Jashari, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit D.K., të cilën e ka dorëzuar në Gjykatën kompetente për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Grabitja” nga nenit 329 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Andaj, edhe njëherë, Prokuroria Themelore në Ferizaj, me anë të këtij reagimi njofton opinionin publik se i pandehuri D.K., nuk ka rast të hapur në Prokurori dhe se të gjitha rastet ndaj tij kanë përfunduar me aktakuzë dhe të njëjtat janë proceduar në Gjykatën Themelore në Ferizaj.