Kryeziu: Asociacioni është i dëmshëm dhe antikushtetues

Aktuale

Kryeziu: Asociacioni është i dëmshëm dhe antikushtetues

Më: 25 gusht 2021 Në ora: 23:32
Kadri Kryeziu

Profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, vlerëson se Asociacioni i komunave serbe, ashtu siç është paraparë në marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel është i dëmshëm dhe antikushtetues.

Sipas tij janë 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës që shkelen nëse marrëveshja e nënshkruar gjashtë vjet më parë zbatohet në tërësi.

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese thotë se AKS i jep të drejta të shumta serbëve që jetojnë në Kosovë, ndërsa shkelen të drejtat e komuniteteve të tjera.

“Gjykata Kushtetuese në bazë të kërkesës së Presidentes Jahjaga ka nxjerr një aktgjykim që ka konstatuar se kjo marrëveshje mund të zbatohet me këto vërejtje dhe rekomandime. Që nënkupton se 21 nene të Kushtetutës së Republikës së Kosovës shkelen nëse kjo zbatohet në tërësi, sepse pakësohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Dhe në këtë kontekst janë dy çështje fondamentale. E para është se do të krijohet një Asociacion një nacional serb e cila është në kundërshti me nenin tre të Kushtetutës. Dhe e dyta është se AKS i jep të drejtë serbëve që të jenë palë e autorizuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Kjo nënkupton se patjetër duhet ndryshuar Kushtetuta”, tha Kryeziu.

Kryeziu thotë se serbët në Kosovë kanë të drejta që shumë pak minoritete në botë i kanë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat