Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në 111 vjetorin e lindjes së Nënë Terezës, ka vlerësuar lartë figurën e saj.
Sipas tij, ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.
Postimi në Facebook:
111 vjet më parë u lind Shën Tereza!
Fuqia e saj rrezatuese, përkushtimi i saj në mbrojtje të jetës njerëzore, trashëgimia e jashtëzakonshme që la, bënë krenarë të gjithë shqiptarët.
Ajo i dha botës shembullin më unik të humanizmit, duke e universalizuar në përmasa botërore mesazhin e përkushtimit të nënave shqiptare.
Të lartësuara qofshin përjetë emri dhe vepra e saj!
RH