Presidentja Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti sot janë takuar në Presidencë.
Bekim Kupina, këshilltar për media në Presidencë, tha se ky takim është në kuadër të takimeve konsultative të zakonshme javore.
Takimin po mbahet në kohën kur situata pandemike është vështirësuar me rritjen e numrave të të infektuarve.
Për këtë situatë u adresuan kritika në drejtim të institucioneve nga opozita, e cila kërkoi angazhim më të madh në përmirësimin e saj.