Lugina e Preshevës, deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka një thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë

Aktuale

Lugina e Preshevës, deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka një thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Shqipërisë

Nga: A.Z Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:22
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë Shaip Kamberi, përmes një postimi në facebook, ka thënë se duhet t’i qasen më seriozisht Luginës së Presheves qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Kamberi theksoi se këto qeveri nuk kanë platformë dhe program shtetëror, madje nuk ndajnë buxhet të rregullt, përcjell “Bota sot”.

Ai shtoi se qeveria e Serbisë për Kosovën ka platformë dhe program shtetëror, si dhe ndanë buxhet, ndërsa Qeveria e Serbisë për Luginën e Preshevës ndanë buxhet të rregullt, sado të pamjaftueshëm, dhe ka mekanizëm qeveritar, sado që joefikas.

Postimi i plotë:

????????̈ ? ??????̈? ??? ??????̈????̈ ?’? ????? ??̈ ?????????? ??????̈? ??̈ ????????̈?

Qeveritë e Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën e Preshevës :

- Nuk kanë platformë dhe program shtetëror

- Nuk ndajnë buxhet të rregullt

- Nuk kanë mekanizëm të veçantë qeveritar

Qeveria e Republikës së Serbisë për Kosovën :

- Ka platformë dhe program shtetëror

- Ndanë buxhet të rregullt (çdo vjet me qindra milliona euro)

- Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (herë si ministri, herë si zyre të veçantë).

Qeveria e Republikës së Serbisë për Luginën e Preshevës :

- Ka platformë dhe program shtetëror, sado që letër e vdekur.

- Ndanë buxhet të rregullt, sado që pamjaftueshëm.

- Ka mekanizëm të veçantë qeveritar (Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), sado që jofunksional dhe joefikas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat