Pozhari i reagon këshilltarit kryesor të Konjufcës: Hajt tash nëse ta mban përkrahi ata që po i thonë Albinit se ...

Aktuale

Pozhari i reagon këshilltarit kryesor të Konjufcës: Hajt tash nëse ta mban përkrahi ata që po i thonë Albinit se ...

Nga: A.Zh Më: 26 gusht 2021 Në ora: 16:33
Xhevdet Pozhari

Analisti Xhevdet Pozhari, i ka reaguar Ilir Kërçelit, këshilltar kryesor i kryeparlamentarit Glauk Konjufca.

Ai e ka akuzuar Kërçelin se ka motivuar masën për të shkruar grafite kundër tij, pas deklaratës lidhur me rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj.

“Tha, ka lakmu në Audi, andaj edhe ndoshta e ka lyp me e vra brutalisht!”, kishte shkruar këshilltari i Konjufcës në Facebook.

Image
Postimi i Ilir Kërçelit

Ndërsa, Pozhari i është kundërpërgjigjur, duke e quajtur “lariçkë të fondeve”, përcjell Bota sot.

“Ky këshilltari kryesor i Glaukut, përndryshe banor i lagjes Marigona Hill, i paska motivuar me shkru grafite kundër meje. Hajt tash nëse ta mban përkrahi edhe pse pa asnjë faj po i thonë Albinit se i ka duart e lyera me gjak. Lariçkë e fondeve.”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook./BS

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat