Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh.
Ai ka thënë se takimi do të mbahet në fillim të shtatorit.
Në një postim në Twitter, Lajçaku ka bërë të ditur se për përgatitjet për takimin e ardhshëm ka biseduar me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi, dhe drejtorin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Today, I had substantive separate discussions with First Deputy Prime Minister of Kosovo, Besnik Bislimi, and with the Director of the Serbian office for Kosovo, Petar Petkovic, about the preparations for the next Dialogue meeting on Chief negotiators-level in early September.
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) August 26, 2021
Takimet e fundit Kosovë – Serbi u mbajtën në fillim të muajit korrik.