Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku përmes një postimi në Facebook ka reaguar pas rastit të fundit në Ferizaj, kur një vajzë 18 vjeҫare është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Bashkëshorti i saj, Dardan Krivaqa që tani është arrestuar nga Policia e Kosovës, thuhet të ketë tri vendime të formës së prerë gjatë këtij viti, mirëpo është lënë i lirë.
Maloku shkruan në Facebook, se derisa Krivaqa ka qenë i dënuar në tri raste, kush mund të jetë fajtori për vrasjen e Marigona Osmanit.
Postimi i plotë:
Tri denime me burg, me vendime te formes se prere gjate vitit 2021, dhe eshte lene i lire. Kush qenka pra ketu fajtor nese jo sistemi, teresishte i koruptuar,i Drejtesise Kosovare?/Bota sot