Deputeti i VV-së i kërkon Arben Vitisë të dorëhiqet

Aktuale

Deputeti i VV-së i kërkon Arben Vitisë të dorëhiqet

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:31
Arben Vitia

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, i ka kërkuar ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitisë, që menjëherë të japë dorëheqje nga kjo pozitë.

Ai në Facebook ka shkruar se “Nuk jam këtu për të shkruar vetëm dështimet e tua, e di që ke bërë edhe shumë punë të mira, e disa janë në proces e sipër, por tani nga ti kërkohet diç tjetër.”

Karameta ka kërkuar nga Vitia të kërkojë falje, sepse sipas tij, kështu sadopak do të çlirohej edhe Vitia dhe mbase do ta ngjallte përsëri shpresën.

Postimi i Burim Karametës:

Jo lëmoshë, as ndihmë, as përkëdhelje, por jo as 60€ për mantelbardhët. Edhe 600€ po të ishin, nuk do të ishin të mjaftueshme. Mjekësia, mjekët, infermierët dhe i tërë personeli mbështetës, meritojnë përkrahje dinjitoze e identitare.

I nderuar z. Vitia, mbase jeni lodhur, mbase ju ka humbur koncentrimi për t’u marrë me çështje ministrore, por që duhet të definonit pozicionet e tua politke kjo s’ka dyshim. Një veprim i tillë nga ana juaj duhet ndërmarrë, ngase në të kundërtën do të dobësoheshit akoma më shumë në vendimmarrje që përkojnë me nevojat qytetare.

I nderuar Ministër, ndonjëherë mbështetjen dhe mbrojtjen për tjetrin mund t’a japim për asye të respektit ndaj marrëveshjeve dhe besnikërisë, siç e kemi bërë në rastin tënd kur ishit pak vonë me vakcinat, shumë të vonshëm me insulinat (për diabetikët), e mbase tash vonë edhe me heparinat dhe eritropoetinat (per pacientë në dializë).

Pra, tani mjaftë është mjaftë!!!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat