Hoxhaj dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul

Aktuale

Hoxhaj dënon ashpër sulmin terrorist në Kabul

Më: 26 gusht 2021 Në ora: 21:35
Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Kabul, ku ka thënë se është thelbësore që forcat e SHBA-së dhe aleatët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë të sigurt për të mbështetur evakuimin e civilëve nga Afganistani.

Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se dënon ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul dhe u dëshiron shërim të shpejtë të plagosurve.

"Dënojmë ashpër sulmin e tmerrshëm terrorist në Kabul. Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e të vrarëve dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të plagosurve.

Është thelbësore që forcat e SHBA-së dhe aleatët të mund të bëjnë punën e tyre në mënyrë të sigurt për të mbështetur evakuimin e civilëve nga Afganistani.", ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat