“Dikur prisnin të shpërbleheshin me poste nga Albin Kurti, tani hedhin vrer mbi të”

Aktuale

“Dikur prisnin të shpërbleheshin me poste nga Albin Kurti, tani hedhin vrer mbi të”

Nga: A.M Më: 27 gusht 2021 Në ora: 12:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Analisti politik, Blerim Latifi ka disa fjalë për kritikuesit e kryeministrit Albin Kurti.

Ai beson që ata janë janë soji i njerëzve që kanë pritur të shpërblehen me poste nga Kurti.

Gjithashtu, Latifi u shpreh se njerëzit e kritikojnë pushtetin jo për atë se çfarë bën ai, por për faktin se nuk janë edhe ata pjesë e tij.

“Ata që deri me 14 shkurt e çonin në qiell Albin Kurtin “e gjithdijshëm” dhe tani kanë filluar të hedhin vrer mbi të, ta dini se nuk janë të atillë që u dhemb zemra për këtë vend, duke parë gabimet e qeverisjes së tij. Jo, ata janë soji i njerëzve që kanë pritur të shpërblehen me poste nga Kurti për elozhet që i kanë thurur atij ndër vite, dhe kur e kanë parë se Kurti i ka harruar në ditën e shpërndarjes së posteve, i janë kthyer me kritika e akuza, të cilat nuk i pushojnë as ditën as natën”, shkroi Latifi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ata që deri me 14 shkurt e çonin në qiell Albin Kurtin “e gjithdijshëm” dhe tani kanë filluar të hedhin vrer mbi të, ta dini se nuk janë të atillë që u dhemb zemra për këtë vend, duke parë gabimet e qeverisjes së tij. Jo, ata janë soji i njerëzve që kanë pritur të shpërblehen me poste nga Kurti për elozhet që i kanë thurur atij ndër vite, dhe kur e kanë parë se Kurti i ka harruar në ditën e shpërndarjes së posteve, i janë kthyer me kritika e akuza, të cilat nuk i pushojnë as ditën as natën.

E kam parë me sytë e mi sojin e këtyre njerëzve gjatë viteve 2007 e 2008. Llojlloj servilësh i shkonin pas Hashim Thaçit, shkruanin e shpërndanin elozhe gjithandej për të, pastaj kur Thaçi nuk ua mbushi gushën me poste e privilegje, ndërruan menjëherë fytyrën dhe filluan ta shanin poshtë e lart, ditën dhe natën.

Në këtë vend, kryesisht, njerëzit e kritikojnë pushtetin jo për atë se çfarë bën ai, por për faktin se nuk janë edhe ata pjesë e tij.

Parimet morale dhe interesi i përgjithshëm i shtetit janë gjërat e fundit për ta cilat njerëzit e lodhin mendjen e në këtë vend.

Prandaj edhe i kemi punët kështu siç i kemi, për faqe të zezë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat