Deputeti nga radhët e VV-së, Mefail Bajqinovci, përmes një shkrimi në Facebok ka reaguar në lidhje me pagesat e mjekëve joligjor.
Ai u shpreh se Prokuroria e Gjilanit dhe Këshilli Prokurorial kanë shkelur ligjin që i ka paguar këta mjek, përcjell “Bota sot”.
Tutje ai thotë që ata që e ndjekin krimin merren me veprime joligjore.
Shkrimi i plotë:
Me pagesat e mjekëve që nuk janë mjekoligjor u dëshmua që dy institucionet e kanë shkelur ligjin: Prokuroria e Gjilanit që i ka kontraktuar dhe Këshilli Prokurorial qe i ka paguar. Ata që e ndjekin krimin merren me veprime joligjore. Shtet ligjor dhe s’ka tjetër!