Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Burim Karameta, ka reaguar pas kërkesës së tij për dorëheqjen e ministrit Vitia.
Pas komenteve fyese, ofendimeve dhe kërcënimeve, Karameta vendosi që përmes një postimi në rrjetin social Facebook të sqarohet rreth kësaj kërkese.
Fillimisht, ai u shpreh se krahas këtyre kërcënimeve, ndihet mirë dhe i sigurtë.
“Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë”, deklaroi deputeti, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Sqarim
Pas shumë komenteve fyese, linçuese, ofenduese, shantazhuese e kërcënuese, më duhet të sqaroj dy çështje:
1. Nuk ndihem i ofenduar, kërcënuar e as i frikësuar, pra ndihem mirë dhe sigurtë.
2. Unë shkrova dhe kritikova veç 1/15 pjesë të Qverisë Kurti, dhe ate vetëm disa komponente të kësaj pjese. Jo më tepër. Dhe, këte e bëra me qëllim të përmirësimit, asnjë tendencë tjetër. Në shëndetësinë kosovare u krijua indinjatë dhe pasiguri, për të cilën kauza jonë nuk e përballon dhe nuk duhet t’a lejon. Kauza jonë politike, standardi i ri politik që krijuam, strategjia jonë e përbashkët kërkon punë dhe çasje tjetër ndaj shëndetësisë.
Kryministrin Kurti e vlerësoj si kryeministrin më të mirë që ka pas Kosova. Këtë e thanë edhe 51% qytetarëve, në mesin e të cilëve edhe unë me angazhimin tim maksimal, dhe gjithashtu do të angazhohem dhe do të jem pjesë e kësaj qeverie, do të jap kontributin tim për punë të mira. LVV - GUXO do të marr edhe shumicën e Komunave në qeverisje në këto zgjedhje lokale, ku kontributi im do të jetë i pakompromis, e sidomos në regjionin prej nga unë vi.