(E plotësuar 15:45) - Asociacioni i Komunave të Kosovës, pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia ka dalë me një njoftim lidhur me vendimet që do t`i marr qeveria pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.
“Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve. Ndër të tjera ai theksoi se versioni Delta i Covid-19 është duke u përhapur 4 deri 6 herë më shpejtë dhe më shumë. Në këtë segment mosha e të të infektuarëve mes 10—20 vjeçarëve është duke u rritur. Institucionet tona kanë marrë masa edhe për shtimin e numrit të shtretërve në spitalet tona”, thuhet në njoftim.
Sipas ASK-së, Ministri i Shëndetësisë informoi Kryetarët e Komunave edhe për disa vendime dhe masa shtesë.
- Mësimi nuk fillon deri më 13 shtator dhe atëherë të rivlerësohet situata.
- Gastronomia do të punoj vetëm deri në ora 21:30 dhe vetëm në ambiente të jashtme.
- Do të ketë kufizim të lëvizjes nga ora 22:00 deri ora 5:00.
- Do të rekrutohen 1116 personel shëndetësorë dhe inepsketues për të fuqizuar betejën e kundër kësaj pandemie.
- Komunat në shkallë 92% sipas kërkesave të tyre janë furnizuar me barna esenciale.
- Në fillim të shtatorit do të mbërrijnë edhe 470 mijë vaksina përmes Covax.
- Deri me 13 shtator do të punohet vetëm me staf esencial nëpër institucione.
Në njoftim thuhet se Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë Covid-19 duke theksuar se jeta e qytetarëve tanë është prioritet për institucionet tona dhe gjitha masat dhe angazhimet shtetërore duhet të shkojnë në këtë drejtim.
Mirëpo në këtë drejtim, ASK kërkoi nga Ministria e Shëndetësisë që të shtohet numri i qendrave të vaksinimit, të shtohet numri i inspektorëve komunalë për respektim e masave anti-covid-19 si dhe rekrutimi i stafit shëndetësorë të decentralizohet tek komunat.
“Ministri i Shëndetësisë z.Vitia lidhur me kërkesën për shtimin e Qendrave të Vaksinimit tha se numri i të vaksinuarëve bëhet në proporocion me numrin e vaksinave që shteti ynë ka në dispozicion”.
(E plotësuar 15:17) - Ka përfunduar takimi ndërmjet ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe kryetarëve të komunave.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi ka thënë se në takim është vendosur për masat e reja kundër COVID-19.
Në mesin e tyre është vendosur që mësimi të shtyhet për dy javë.
“Po edhe procesi mësimor është shtyrë deri më 13 shtator”, ka thënë ai.
Ministri Arben Vitia në takim me kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngimin e masave
Në ora 14:00 ka nisur takimi i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitija me kryetarët e komunave.
Në takimin e Vitisë me kryetarët e komunave temë diskutimi është situata me pandeminë, vaksinimi antiCOVID, ndikimi i pandemisë në ekonomi, fillimi i vitit shkollor etj.
Ndryshe, të enjten për shkak numrit të madh të të infektuarve me coronavirus dhe numrit të lartë të viktimave, është paralajmëruar shtrëngim i masave.
Të enjten u tha se pritet kthimi i kufizimit të lirisë së lëvizjes dhe shkurtimi i orarit të punës së gastronomisë.