Ish ministrja e Kulturës, Rinsë dhe Sportit, Vlora Dumoshi i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, pasi kjo e fundit lavdëroi ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, sa i përket menaxhimit të situatës me pandeminë.
Dumoshi i tha Gërvallës se fjalët nuk e ndihmojnë dhe se puna e ministrit të shëndetësisë po rikthehet drejt infektimit gjithandej nëpër Kosovë.
“Ministrja e jashtme na paska thurr vargje lavdatash, vargje koti. Jeni të ligë, fjalët nuk të ndihmojnë dot Donikë. Të dy bashkë shembull i së keqes brenda e jashtë. 60 vdekje në katër ditë. Puna e ministrit të shëndetësisë po rikthehet drejt infektimit gjithandej nëpër Kosovë. Profesioni i Arbenit e diferencoj realitetin, e bëri dështim. Historinë profesionale të mjekësisë e solli në përballje me jetën. Rastet e vdekjes janë bërë të pashmangshme, te burrat e grat, djemtë e vajzat e reja. Kjo heshtje në këtë ballafaqim është krim për detyrën që duhet t'i dal zot”, i shpreh Dumoshi.
Ajo tha se Kryeministri me vepra artistike bëhet ngushëllim për familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre.
“Një qeveri e pamjaftueshme për t'u përballur me përgjegjësinë. Sinjal rekordesh në kapitullin e pandemisë. Shpërthim masiv e alarm degradues për një vend kaq të vogël, sikurse ne! Tashmë kemi kuptuar që rrugën përpara duhet ta sigurojmë vet, udhëheqësit janë dorëzuar; kalkulimet e tyre politike po shndërrohen në shuarje njerëzish”, përfundoi Dumoshi.