Ja kur do të mblidhet Qeveria për të fuqizuar masat e reja ndaj COVID-19

Aktuale

Ja kur do të mblidhet Qeveria për të fuqizuar masat e reja ndaj COVID-19

Më: 27 gusht 2021 Në ora: 17:05
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës do të mblidhet gjatë fundjavës për të miratuar masat e reja ndaj COVID-19 teksa rastet e reja dhe vdekjet nga ky virusi janë duke shënuar rritje gjatë ditëve të fundit.

Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërsa burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë bëjnë të ditur se deri të shtunën kur parashihet të mblidhet qeveria mund të ketë ndryshime të vogla në masat e paralajmëruar të hyjnë në fuqi nga 1 shtatori deri më 13 shtator.

Masat që pritet të hyjnë në fuqi të hënën e që janë parashohin kthimin e orës policore nga ora 22:00 deri në 05:00.

“Orari i punës në gastronomi do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30. Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70 përqind të hapësirës. Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare. Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura. Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona. Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit”, janë masat që u bën të ditura nga takimi i Odës së Hotelerisë së Kosovës me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat