Kandidati i AKR’së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli, nuk është certifikuar nga KQZ. Pacolli thotë se kjo ka ndodhë si pasojë e një aktvendimi të vitit 2019 që kishte bërë deklarimin e pasurisë 48 orë pas përfundimit të afatit.
Pacolli thotë se u vonua për të deklaruar pasurinë për shkak se ishte jashtë vendit për shkaqe shëndetësore.
“Kur jam kthyer jam kthyer në ditën e premte që ishte data 30 mars e vitit 2019 dhe ka qenë dikë vikendi nëse nuk gaboj. Ditën e hënë e kam paraqit vetë në orën 08:00 të mëngjesit, e kam dorëzuar deklaratën dhe formularin e pasurisë sime”, tha Selimi.
“Jam dënuar me një shumë të hollave mirëpo unë nuk e kam vazhduar më tutje procedurat. Shkaku i këtij vendimi unë s’do të jem kandidat për kryetar të Prishtinës”, theksoi ai.
A do e pranon Pacolli këtë vendim të KQZ’së?
“Po gjithsesi”, theksoi ai.