Tre të plagosur në Prishtinë, dorasi ik nga vendi i ngjarjes - pamjet nga vendngjarja

Aktuale

Tre të plagosur në Prishtinë, dorasi ik nga vendi i ngjarjes - pamjet nga vendngjarja

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 00:00
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar 23:59) - Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e armës së zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë të premten mbrëma.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, derisa ka bërë me dije se të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

“Rreth orës 23:15, është  pranuar informata për një rast të plagosjes me armë zjarri në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para dyshohet për tre persona të plagosur nga arma e zjarrit”, deklaroi Borovci.

Ndërkaq, i njëjti tha se policia ka arritur të identifikojë një të dyshuar nga rasti. 

***

Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së të premtes.

Lajmin e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Tre persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.

Në pamjet e siguruara shihet një person i shtrirë në tokë, ndërkohë një dëshmitar ka thënë se dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Incidenti i ndodhur në rrugën Muharrem Fejza ka nxjerr jashtë të gjithë banorët e lagjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat