Selim Pacollit iu ndalua kandidimi nga KQZ, pasi ishte i dënuar për vonesë në deklarimin e pasurisë.
Ai ka thënë se as që e kishte idenë se nuk do të certifikohej.
“Nuk është çështje deklarim të rremë, por të vonshëm, isha jashtë shtetit për arsye shëndetësore, ka qenë ditë e premte kur jam kthyer në mbrëmje dhe kam shkuar të hënën për me bo deklarimin”, tha Pacolli.
“Ndërkohë e marr një ftesë nga gjykata, shkoj në gjykatë dhe aty më gjobitin, jam dënuar dhe kam menduar që është mbyll procedura”.
Megjithatë, Pacolli e pranon vendimin nga institucioni.
“Është shumë normalë që ta pranojmë sepse jemi një shtet ligjor, apo të paktën ashtu pretendojmë, vendimet që vijnë nga organet e drejtësisë janë të drejta, jam i prirë të i besoj rregullave dhe ligjeve”, tha ai.
Tutje, Pacolli tregoi se AKR do të nxjerrë nesër kandidatin e ri për Kryetar Prishtine.
Nesër do të dalim më emër të ri, ne nuk kemi vendos akoma, organet e partisë janë në mbledhje për të caktuar kandidatin”.
Pacolli thotë se sloganin “Prishtinë loqka jeme” e bënë qëllimisht, duke e ditur se s’është i shkruar drejt.