Dje, Selim Pacolli, kandidat i AKR-së për kryetar të Prishtinës njoftoi se nuk i lejohet kandidimi në zgjedhjet e 17 shkurtit, për shkak të mosdeklarimit në kohë të formularit të pasurisë.
Aleanca Kosova e Re tashmë duket se ka marrë vendim për kandidatin që do ta zëvendësojë zotin Pacollin në zgjedhjet e 17 shkurtit.
Ai do të jetë Gëzim Mehmeti, drejtor i Infrastrukturës në komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.
“Kandidat nga AKR-ja për kryetar të Prishtinës do të jetë, Gëzim Mehmeti”
Tutje Makolli ka komentuar edhe vendimin në lidhje me moslejimin e kandidimit të Pacollit për kryetar të Prishtinës.
“Zotit Pacolli i është hequr emri pa ndonjë argument shumë të madh, ka qenë një dënim i ulët, moslajmërimi i pasurisë në kohë, por dejuro tashmë është larguar” tha Makolli për Blic.