Zgjedhjet lokale priten të mbahen më 17 tetor të këtij viti.
Pjesë e këtyre zgjedhjeve kanë të drejt të marrin pjesë subjektet politike, po ashtu edhe kandidatët e pavarur.
Për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale kanë aplikuar 13 kandidatë të pavarur, shkruan “Bota sot”.
Por vetëm, 11 prej tyre u certifikuan nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Këta janë disa kandidatët të cilët janë certifikuar:
Rufki Suma kandidon për komunën e Hanit të Elezit
Milazim Lushaj kandidon për komunën e Prizrenit
Jeton Salihu kandidon për komunën e Vushtrrisë
Gani Neziri kandidon për komunën e Gjilanit
Lulzim Bexheti kandidon për komunën e Gjilanit
Vlen të ceket se kandidati për Komunë të Hanit të Elezit, Rufki Suma kandidon për mandatin e katërt për ta udhëhequr komunën nga e cila vjen ai.