1891 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, alarmues numri i viktimave

Aktuale

1891 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, alarmues numri i viktimave

Nga: A.Zh Më: 28 gusht 2021 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Vazhdon të jetë e rënduar gjendja me pandeminë në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona si pasojë e Koronavirusit.

Janë regjistruar 1891 raste të reja pozitive, ndërsa 1483 qytetarë janë shëruar, përcjell Bota sot.

Njoftimi i MSH:

28 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.967 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 794.812 doza të vaksinës.

Deri më sot 267.979 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.120 testime, 1.891 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.483 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 112.883.

Në total numri i rasteve aktive është 25.797.

Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU:

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat