​Punëtorët e institucioneve publike pas 13 shtatorit vetëm me certifikatë vaksinimi ose teste

Aktuale

​Punëtorët e institucioneve publike pas 13 shtatorit vetëm me certifikatë vaksinimi ose teste

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 17:33
Arben Vitia

Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës.

Kështu ka njoftuar ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku edhe u miratuan masat e reja.

“ Pas datës 13 shtator, punonjësit e institucioneve publike dhe ndërmarrjeve publike, duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit apo testet përkatëse në mënyrë që t’iu lejohet hyrja në ambientet e punës.

Kjo masë do të përfshijë edhe shumë sfera të tjera të jetës ekonomike dhe sociale”, ka shtuar Vitia në konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat