Një i vdekur nga Covid-19 mes moshës 30 deri 39 vjeç

Aktuale

Një i vdekur nga Covid-19 mes moshës 30 deri 39 vjeç

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në mesin e 18 viktimave që humbën jetën si pasojë e koronavirusit është edhe një person i moshës mes 30 deri 39 vjeç.

Viktima që humbi jetën nga COVID19 është nga komuna e Istogut.

MSH-ja ka njoftuar se në mesin e 18 të vdekurve 9 janë meshkuj dhe 9 femra.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 1 mijë e 891 raste kanë rezultuar pozitiv me koronavirus nga 13 mijë e 120 mostra të marra.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë shëruar 1 mijë e 483 pacientë dhe janë vaksinuar 15 mijë e 967 qytetarë.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat