Avokati Arianit Koci del me propozim për organet e sigurisë, pas vrasjes së 18-vjeçares

Aktuale

Avokati Arianit Koci del me propozim për organet e sigurisë, pas vrasjes së 18-vjeçares

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 21:56
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka propozuar që organet e sigurisë të krijojnë lista të recidivistëve të krimeve të rënda me qëllim që t’i vëzhgojnë më mirë e t’i mbajnë më lehtë nën kontroll.

Ditë më parë, për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj u arrestuan dy personat që e kishin dërguar trupin e saj të pajetë në spital. Të dyshuarit për vrasjen e saj dolën se ishin recidivistë të disa veprave, me të dyshuarin kryesor që, sipas Gjykatës Themelore në Ferizaj, kishte 10 lëndë penale – e me të dyshuarin tjetër që kishte rast për tentimvrasje që nga viti 2013. Për të dyshuarin kryesor, Dardan Krivaqa, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka insistuar se është lënë i lirë edhe pse ka pasur 136 vepra.

Duke u nisur nga ky rast, Koci ka thënë se duhet një riorganizim i plotë i organeve të sigurisë, duke përfshirë Prokurorinë dhe Gjykatat.

“Në çdo stacion policor të Kosovës, duhet të krijohet lista e kriminelëve recidivistë. Personi që i ka mbi dy apo më shumë raste të hapura - sidomos rastet që kanë të bëjnë me krimet e dhunës, duhet të futët nën vëzhgimin e policisë. Sa herë del në qytet i vëzhguari (personi interesant në aspektin e sigurisë), patrulla e policisë e ndal, e kontrollon dhe e pyet ku po shkon. Pastaj, nëse është me veturë, kontrollohet edhe vetura. Çdo herë dhe çdo ditë. Njëjtë veprohet edhe në kufi. Secila patrullë dhe secili stacion i policisë, duhet ta ketë listën e kriminelëve recidivistë”, ka thënë ai në një propozim të publikuar në Facebook.

Sipas Kocit, Krivaqa është dashur të mbahej nën monitorim të vazhdueshëm.

“Në rastin e Krivaçës jam i bindur që shumica e policëve e kanë njohur atë kriminel. Është dashur vazhdimisht të kontrollohet. Çdo herë i kishin gjet diçka të palejueshme: kokainë apo armë. Bazë ligjore policia ka pasur”, ka vazhduar Koci.

Sipas tij, popullata ka nisur ta humbë besimin në Polici. Ai ka thënë se nëse nuk ndërmerren masa tash, vendi po kthehet në “oazë 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat