Zhvillime të papritura, kryeministri Kurti anulon vizitën në Austri – thërret mbledhje urgjente

Aktuale

Zhvillime të papritura, kryeministri Kurti anulon vizitën në Austri – thërret mbledhje urgjente

Nga: A.M Më: 29 gusht 2021 Në ora: 12:50
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka anuluar vizitën zyrtare në Austri, shkruan "Bota sot".

Për shkak të numrit të lartë të rasteve të vdekjeve dhe të të infektuarëve me COVID 19, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka anuluar udhëtimin për në Alpbach të Austrisë, ku ishte i ftuar të marrë pjesë në Forumin Evropian Alpbach 2021.

"Sot pasdite kryeministri Kurti do të thërras mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.

Për orën e mbledhjes do të njoftojmë së shpejti", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat