“Shkolla është për serbë dhe qafira”, Bukuroca reagon ashpër ndaj Bashkësisë Islame – ua kërkon këtë gjë

Aktuale

“Shkolla është për serbë dhe qafira”, Bukuroca reagon ashpër ndaj Bashkësisë Islame – ua kërkon këtë gjë

Nga: A.M Më: 29 gusht 2021 Në ora: 13:29
BIK

Opinionisti Lis Bukuroca ka reaguar ashpër pas kërkesës së Bashkësisë Islame të Kosovës për futjen e edukatës fetare në shkolla.

Ai ua kujtoi deklaratën të cilën e kishin bërë kohë më parë se “shkolla është për serbë dhe qafira", kurse tani dëshirojnë të futen aty edhe vetë.

“Para se të tregoni se jeni ndikuar nga iluminizmi, se jeni ndriçuar, se jeni reformuar, se respektoni Lirinë e Shprehjes, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, kërkoni së paku ndjesë për pasojat e paraardhëseve, të cilët kontribuuan në analfabetizmin kolektiv!”, shkroi Bukuroca në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Duke e quajtur të palejueshme dhunën ndaj gruas…

BIK-u kërkon futjen e edukatës fetare në shkolla!“

27.08.21 Koha net

Deri dje thoshin se “shkolla është për serbë dhe qafira", tani dëshirojnë të futen aty edhe vetë dhe shkolla të bëhet zëvendëse e tyre.

Para se të tregoni se jeni ndikuar nga iluminizmi, se jeni ndriçuar, se jeni reformuar, se respektoni Lirinë e Shprehjes, Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, kërkoni së paku ndjesë për pasojat e paraardhëseve, të cilët kontribuuan në analfabetizmin kolektiv!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat