Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët e Kosovës se masat e miratuara dje nga Qeveria e Kosovës kundër përhapjes së COVID-19 do të hyjnë në fuqi nga data 30 gusht, pra që nga nesër.
Nga nesër të gjithë qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të tregojnë certifikatën e vaksinimit apo testin RT PCR jo më të vjetër se 72 orë.
Pas hyrjës në fuqi të masave të reja, qytetarëve të Kosovës do t’u kufizohet liria e lëvizjes nga ora 22:00 e deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Gjithashtu bartja e maskës është obligative përveç në raste kur qytetari është vetë në makinë apo me anëtarët e ngushtë të familjës.
Ndërsa, gastronomia do të punojë vetëm deri në ora 21:30.
Në këtë LINK do të mund të gjeni të gjitha masat e miratuara nga Qeveria e Kosovës kundër COVID-19.