Jo rrallë kemi parë politikanë e fytyra publike që nuk e shkruajnë si duhet gjuhën shqipe.
Një gjë të tillë e bën edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka postuar një fotografi në Facebook, ku nuk di të shkruajë drejt ditët e javës pasi në vend që ta shkruajë e diel ai e bën një gabim që e bëjnë shumë njerëz duke e shkruar e dielë.
Ai ka dalë bashkë me fëmijët këtë të diel për të ngrënë fasule.
Shkrimi i Haradinajt:
E dielë, fasule te Fahria, me Hanen, Gjinin e Trimin!
