Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka anuluar vizitën e tij zyrtare të planifikuar në Forumin Evropian, Alpbach 2021 i cili është duke u mbajtur në Austri si shkak i situatës së krijuar me pandeminë COVID-19.
Gjatë ditës, Kurti ka paralajmëruar se do të thërras mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kosovës.
Kurti ishte i ftuar në Forumin Evropian Alpbach 2021 i cili mbahet në fshatin Alpbach në Austri.
Në faqen zyrtare te EFA, njoftohet se Kurti do të mbante fjalën e tij nesër duke filluar nga ora 09:00.
Disa nga temat që do të trajtonte Kurti do të ishin, ‘Menaxhimi i marëdhënieve në Ballkanin Perendimor dhe Bashkimin Evropian’; rreth procesit të anëtarësimit në BE dhe të tjera.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/29/auto_jj1630239965.jpg)