Krasniqi për Kolë Berishën: Pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

Aktuale

Krasniqi për Kolë Berishën: Pjesën më të madhe të jetës ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 14:42
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas vdekjes së ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berishës.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se shpreh mirënjohje e respekt për punën e të ndjerit, i cili pjesën më të madhe ia dedikoi shtetndërtimit të Kosovës.

Shkrimi i tij i plotë:

Në këtë ditë të ndarjes së tij nga jeta, shpreh mirënjohje e respekt për punën shumëvjeçare të ish Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, z. Kolë Berisha, i cili pjesën më të gjatë të jetës së tij ia dedikoi demokratizimit dhe shtetndërtimit të Kosovës.

Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëveprimtarëve të tij!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat