Rekord i zi është shënuar gjatë 24 orëve të fundit me Koronavirus në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 36 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19.
Janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë, përcjell Bota sot.
Njoftimi i plotë:
#Bashkëiadalim
29 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 816 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.
Në total numri i rasteve aktive është 26.575.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/August/29/auto_240858149_2075693232588253_3509543428430038683_n1630242225.png)