Policia në aksion, ​821 gjoba për mosrespektim të masave anti-C0VID

Aktuale

Policia në aksion, ​821 gjoba për mosrespektim të masave anti-C0VID

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:05
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve në qytete të ndryshe të vendit ka shqiptuar 821 tiketa në bazë të ligjit Covid-19.

Policia ka dhënë detaje për një rast në fshatin Babush të Lipjanit, i cili bazuar në video incizime të publikuara në media, është iniciuar rasti ndaj lokalit i cili nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Rasti është duke u hetuar.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 945 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 21 aksident trafiku me të lënduar dhe 33 aksident trafiku me dëme materiale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat