Numri i rasteve aktive me koronaviurs në Kosovë

Aktuale

Numri i rasteve aktive me koronaviurs në Kosovë

Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:10
Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën për 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit 2020.

Sipas raportit ditor në 24 orët paraprake janë regjistruar 1.630 raste të reja.

Rastet e reja dalin pas testimit të 11.458 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 816 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 113.699.

Raste aktive me koronaviurs janë 26.575.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat