Dita më e rëndë deri tash për Kosovën, kjo është mosha e viktimave të reja nga Covid-19

Aktuale

Dita më e rëndë deri tash për Kosovën, kjo është mosha e viktimave të reja nga Covid-19

Nga: A.Zh Më: 29 gusht 2021 Në ora: 15:34
QKUK

36 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me Koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, kanë vdekur 18 femra dhe 17 meshkuj, përcjell Bota sot.

Viktima, sipas MSH, janë të moshave të ndryshme, nga 20 deri në mbi 80 vjet.

Image
Statistika nga MSH

Në mesin e tyre, gjendet edhe një i ri i moshës në mes 20 deri në 30 vjet.

Dita e sotme ishte më e rënda me numrin më të lartë të viktimave, që prej fillimit të pandemisë.

Gjatë ditës së fundit, janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë./Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat