Kosova ka përjetuar sot ditën më të rëndë me numrin më të lartë të viktimave si pasojë e Koronavirusit, që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit 2020.
Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur 36 qytetarë, përcjell Bota sot.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, viktimat janë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Më së rëndi është prekur komuna e Gjakovës, me 7 viktima gjatë ditës së fundit. 4 viktima janë nga komuna e Prizrenit, derisa Gjilani dhe Klina kanë humbur nga 3 qytetarë.
Vushtrria, Rahoveci, Prishtina dhe Peja kanë shënuar nga 2 viktima.
Ndërsa, Vitia, Semetishti, Fushë Kosova, Vrella, Suhareka, Cerrca, Kamenica, Carravrana, Ferizaj, Podujeva dhe Malisheva, janë prekur me nga një humbje jete.
Gjatë ditës së fundit, janë regjistruar 1 mijë e 630 raste të reja pozitive, ndërsa janë shëruar 816 qytetarë./Botasot