Numri i lartë i vdekjeve nga Covid, Haradinaj: Rekord i zi për Kosovën, ky pushtet duhet të kthjellet

Aktuale

Numri i lartë i vdekjeve nga Covid, Haradinaj: Rekord i zi për Kosovën, ky pushtet duhet të kthjellet

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:10
Ramush Haradinaj

Sot janë raportuar më së shumti vdekje nga koronvirusi, gjithsej 36.

Për këtë ka reaguar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një shkrimi në facebook, ka thënë se, ky është një record i zi për Kosovën.

Sipas tij, Qeveria e Kurtit duhet ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.

Postimi në Facebook:

36 prej nesh, prej sot nuk janë më. Ky është një rekord i zi për Kosovën. Përtej politikës, ky pushtet e kjo klasë politike duhet të kthjellet.

Situata është jashtëzakonisht e rëndë dhe nuk menaxhohet me takime rutinë e me masa sipërfaqësore. Qeveria duhet t’i orientojë krejt potencialet njerëzore e financiare në mbrojtje të shëndetit të popullit. Detyrë mbi detyrat sot është mposhtja e sëmundjes së shekullit.

Me shpresë se ky i sotmi është rekordi i fundit i zi, e ftoj Kryeministrin Kurti ta kuptojë seriozitetin e gjendjes së krijuar dhe të veprojë në përputhje me situatën.

Atyre që sot e gjithë këto ditë i kanë humbur të dashurit e tyre, ngushëllimet më të sinqerta!

RH

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat