Vdekjet nga Covid, Haxhiu vjen me propozime për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore ose ministri Vitia…

Aktuale

Vdekjet nga Covid, Haxhiu vjen me propozime për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore ose ministri Vitia…

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2021 Në ora: 16:44
Bekim Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka thënë se sot për Kosovën është një ditë e kobshme, sepse u shënuan 36 vdekje nga Covid-19.

Ai thotë që Kosova për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore, duhet të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile, të shtyhen zgjedhjet lokale dhe të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Postimi në Facebook:

Ditë e kobshme për Kosovën, 36 vdekje nga Covid-19!

Ditë më parë kam bërë thirrje të veprohet sa nuk është bërë vonë, për të shpëtuar nga katastrofa shëndetësore dhe rreziku për kolapsim të sistemit shëndetësor.

Koha është për veprim dhe unifikim pa dallim të spektrit politik.

Situata sot është pasojë e veprimeve të papërgjegjëshme të kryeministrit Kurti që organizonte tubime politike për popullizëm dhe të Arben Vitisë që ndihej komod karrshi virusit duke dhën shembullin e keq që tu printe valleve në dasma derisa virusi shpërndahej me shpejtësi.

Që Kosova të shpëtoj nga katastrofa shëndetësorë, propozoj që:

-Të formohet Këshilli Kombëtar për Menaxhimin e Pandemisë Covid19, me përfaqësim të të gjitha subjekteve politike dhe të shoqërisë civile.

-Të shtyhen zgjedhjet lokale,

-Të formohet Qeveria e Unitetit Kombëtar deri në përfundim të pandemisë Covid-19.

Nëse nuk veprohet urgjentisht, atëherë ministri Vitia duhet të shkarkohet për shkak të paaftësisë për menaxhim të pandemisë!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat