Ramabaja: Këto ishin skenarët që SHIK-u i kishte aplikuar në sistemin e drejtësisë

Aktuale

Ramabaja: Këto ishin skenarët që SHIK-u i kishte aplikuar në sistemin e drejtësisë

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 17:11
Sadri Ramabaja

Profesori universitar, Sadri Ramabaja në një postim të tij në Facebook shkruan se në një shtet me demokraci të brishtë ku rivalët politikë shndërrohen në armiq, pasojat janë të ndjeshme dhe afatgjate.

Ramabaja shkruan tutje se, skenarët që aplikonte SHIK-u janë instaluar kudo në institucionet shtetërore, që t’i shërbenin Klanit Pronto ishin instaluar në gjithë sistemin e drejtësisë.

Sipas tij, plani i tyre ishte të shpallnin Lëvizjen Vetëvendosje si organizatë terroriste, antikushtetuese.

“Ky fakt flet shumë për nevojën urgjente për veting”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Demokracia e brishtë përballë falangave të olhkratëve

Në shoqëritë me demokraci të brishtë, si janë shoqëritë shqiptare, ku rivalët politik shndërrohen në armiq, “konkurrenca politike degradon në betejë, ndërsa vetë institucionet në armë në duartë e politikanëve"; pasojat janë të ndjeshme dhe afatgjata. "Rezultati është: një sistem në luhatje të vazhdueshme në buzë të greminës.” [SL&DZ:2018]

Skenarët e njëpasnjëshëm që aplikonte SHIK-u i instaluar kudo në institucionet shtetërore, për ta shti në dorë një alibi që do t’i shërbente Klanit Pronto, që tashmë ishte instaluar tërësisht në Sistemin e Drejtësisë,  si bZë ligjore për shpalljen e Lëvizjes Vetëvendosje si organizatë terroriste, rrjedhimisht antikushtetuese,  dëshmojnë për shkallën e degradimit të drejtësisë tok me atë medial. Ndërkaq shpërfaqja e skandaleve brenda këtyre dy sistemeve esenciale për një shoqëri të mirëfilltë demokratike, flet shumë për nevojën urgjente jo vetëm për reflektim, por edhe për veprim.

Ky fakt flet shumë për nevojën urgjente për veting.

Prandaj rezistenca është tejet e madhe; ajo reflektohet gjithandej, sidomos në gjuhën e ashpër politike të opozitës, e mbështetur fuqishëm nga mediat e kontrolluara tutje nga olhokratët.

Zgjedhjet për pushtet lokal, prandaj janë edhe një mundësi për sovranin, për t'goditur ashpër falangat e olhokratëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat