Edhe ish-ministri i drejtësisë Selim Selim ka reaguar pas bilancit të sotëm ku 36 persona kanë humbur jetën si shkak i virusit.
Selimi shkruan në Facebook se gjendja e krijuar kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët.
Sipas tij, ‘Ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mosvaksinim, ai e din se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast’.
Shkrimi i tij i plotë:
Shfrenimi i Qeverisë Kurti, duke e injoruar vaksinimin e qytetarëve, po sjell pasoja katastrofale për qytetarët tanë.
36 qytetarë humbën jetën sot dhe dhjetëra të tjerë gjatë ditëve të fundit. Kjo gjendje kërkon reagim dhe mobilizim të përgjithshëm, e jo shkurtime buxhetore për mantilbardhët.
Qeveria të bëjë mobilizimin e përgjithshëm të mjekëve dhe teknikëve me njësi mobile që të përshpejtohet procesi i vaksinimit.
Prioritet mbi prioritetet duhet të jetë trajtimi i dinjitetshëm i mantilbardhëve dhe sigurimi i vaksinave, e jo të pritet lëmoshë në kohën kur per çdo ditë na vdesin me dhjetëra qytetarë.
Ministri i Shëndetësisë s’mundet ta fajësojë popullin për mosvaksinim, ai e din se ka përgjegjësi morale e juridike në këtë rast.
Shembujt e një organizimi të mirëfilltë ka mundur t’i marrë në shtetet që e kanë kryer me sukses vaksinimin e jo krejt Kryeqyteti me një pikë vaksinimi. Shto këtu edhe vonesën dhe mungesën e vaksinave.
Ministër a Prishtinën a vaksinën?