Profesori në Universitetin e Parisit Nezir Kraki, e ka quajtur të papranueshëm valën e viktimave dhe infektimeve ditore me Koronavirus në Kosovë.
I shqetësuar, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarr veprime konkrete e precize, dhe jo t’i fus të vaksinuarit dhe të pavaksinuarit në një kategori, përcjell Bota sot.
Kraki ka kërkuar nga Qeveria që “t’i lë hajgaret dhe të mos e bllokojë vendin”, sikur qeveria e mëhershme.
Reagimi i tij në Facebook:
Është e vërtetë që variantet e virusit janë përhap shumë, por kjo nuk është arsye për ta relativizuar keqmenaxhimin e pandemisë.
E papranueshme vala e vdekjeve dhe e infektimeve ditëve të fundit. Mbrojtja e shëndetit publik është së pari detyrë e shtetit pastaj e qytetarit. Nuk mund të presim derisa njerëzit të binden se vaksina s’është « armë shfarosëse ». Duhet veprim konkret dhe me caqe precize, jo shabllon me i fut krejt në një kategori, si ata me vaksina, si ata me « çipa ».
Thjeshtë, kush i respekton normat mbrojtëse në restorant, ne butik a kudoqoftë, duhet të lejohet në aktivitet pa kufizime kohore.
Leni hajgaret se s’ju kemi votu me këqyr seri as me e blloku vendin me tamin si ata hutat që i ndoqëm nga pushteti.