Sot u raportuan 36 vdekje nga koronavirusi në vendin tonë. Pas kësaj gjendje është kërkuar dorëheqja e ministrit Arben Vitia.
Analisti Blerim Latifi ka reaguar për këtë duke thënë edhe nëse dorëhiqet ministri VItia, atëherë vjen një minister tjetër dhe situate mbetet e njejtë.
Ai thotë se e gjitha kjo nuk varet nga dituria ose injoranca e një individi katastrofa shëndetësore me të cilën po ballafaqohemi.
Sipas tij, ajo varet nga veprimi i organizuar kolektiv dhe në këtë rrafsh shteti ka dështuar ta krijoj sistemin e luftimit të pandemisë.
Postimi në Facebook:
Gjithandej po kërkohet largimi i Arben Vitisë. Duket kërkesë e natyrshme dhe spontane e njerëzve që po ballafaqohen me vdekjen dhe shifrat e tmerrshme ditore të saj.
Por a zgjidhet problemi me heqjen e një ministri dhe sjelljen e një tjetri në vend të tij?
Sigurisht që jo, edhe nëse tjetri është supermen. Nuk varet nga dituria ose injoranca e një individi katastrofa shëndetësore me të cilën po ballafaqohemi. Varet nga veprimi i organizuar kolektiv dhe në këtë rrafsh shteti ka dështuar ta krijoj sistemin e luftimit të pandemisë. Natyrisht, për këtë qeveria e ka përgjegjësinë kryesore, pa e harruar edhe neglizhencën primitive të një mase të madhe të qytetarëve për marrjen e vaksinave dhe respektimin e masave parandaluese.
Dikush i ka ndarë shoqëritë në shoqëri proaktive dhe shoqëri reaktive. Shoqëritë proaktive janë ato që veprojnë në parandalimin ose minimizimin e dëmeve të një katastrofe që duket në horizont.
Shoqëri reaktive janë që reagojnë vetëm pasi katastrofa ka mbrritur. Dhe atë në shumicën e rasteve në formë paniku.
Ne definitivisht bëjmë pjesë në këto të dytat.