Ish ministrja e financave, Hykmete Bajrami ka reaguar pas shifrave alaramante me të vdekur në vend. Ajo shkruan në Facebook se, edhepse në shoqërinë tonë ka qytetarë të atillë që nuk duan të vaksionohen, ka edhe nga ata që duan ta bëjnë këtë gjë.
Sipas saj, qytetarët nuk po mund të bëjnë termin sepse s’ka termine.
Duke iu drejtuar Qeverisë Kurti, Bajrami shkruan se ‘fëmijëve që sot ju kanë vdekur prindërit ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar nuk ka qeveri që mundet me e kompenzu’.
Postimi i plotë:
Pavarsisht se në shoqërinë tonë sikur në secilën shoqëri tjetër ka të tillë që nuk dojnë me u vakcionu, prej që ka fillu vakcionimi ne nuk e kemi parë një qendër të vakcinimit që s'ka pasë punë sepse s'ka pasë pacienta.
Sot, asnjë qytetar nuk mund të bëj termin për vakcionim sepse s'ka termin. PËRGJEGJËSI KJO E QEVERISË DHE E MINISTRISË SË SHËNDËTSISË!!!
Mos i fajësoni qytetarët që s'dojnë me u vakcionu sepse ende nuk janë vakcionuar ata që po dojnë.
Sot, ju shprehë ngushëllimet e mia të sinqerta 36 familjëve që kanë humbur me të dashurit e tyre!
Qoftë dita ma e keqe kjo në historinë e pandemisë, për vendin tonë!
Popullista zgjohuni, mos i shihni njërzit veç si vota. A e dinë që fëmijëve që sot ju kanë vdekur prindërit ju ndryshon jeta përgjithmonë dhe humbjen që kanë pësuar nuk ka qeveri që mundet me e kompenzu.
Kur je në Qeveri nuk mundesh me qeverisë sipas sondazheve as sipas zhurmës së duartrokitjeve, ka raste kur vendimet janë shumë të rënda por prapë duhet të merren, sepse për atë arsye je aty.
A e keni pakon e ringjalljës 420 milionë euro?
Merrni masa!
Mbështetni bizneset!
Mbështetni qytetarët!
Shpëtoni jetë!
Zgjohuni dhe largoni mjegullën e vetëknaqësisë që ju ka kapluar, se na morët në qafë!