Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se sot është një ditë e rëndë për të gjithë sepse humbëm 36 persona nga Covid-19.
Ajo fton të gjithë qytetarët që të respektojmë plotësisht rekomandimet e profesionistëve
Postimi në Facebook:
Jetë të këputura në mes, beteja të humbura me virusin, 36 humbje të jetës së qytetarëve tanë, vetëm sot. Ditë e rëndë për të gjithë.
Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën më të dashurit nga kjo pandemi!
Gjendja është e rënduar dhe e paparashikuar tek ne dhe gjithandej në vende të ndryshme të botës.
Të respektojmë plotësisht rekomandimet e profesionistëve.Të kujdesemi për veten, për njëri-tjetrin, për të gjithë.