Familja Bislimi nga Mitrovica ka marrë një lajm të hidhur, pasi familjari i tyre Haxhi Behram Bislimi ka vdekur.
Shkaktar për vdekjen e tij ka qenë virusi COVID, pasi i ndjeri nuk mundi ta përballojë.
Ndryshe ditë më parë familjes Bislimi iu nda nga jeta edhe ish-drejtori i Trepçës, Hysen Bislimi.
Njoftimi nga familjarët e tij:
Familjarë dhe miq, ju njoftojmë se sot me datë 29.08.2021 ndërroi jetë babai im, Haxhi Behram Bislimi në moshën 92 vjeçare. I përkushtuar tërë jetën e tij në dije dhe devotshmëri atdhetare dhe fetare.
I pamposhtur deri në betejën e fundit me Covidin.
E kujtojmë me mall dhe shpresojmë të ecim në hapat e tij, rrugës së trasuar nga ai.
Përgjithmonë në zemrat tona,
Familja Bislimi