Krasniqi: Qeveria të përgjigjet me një qasje tjetër, ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Aktuale

Krasniqi: Qeveria të përgjigjet me një qasje tjetër, ta ndalë këtë hov të kobshëm të pandemisë

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:06
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, për gjendjen me Covid në Kosovë, ka thënë se Qeveria duhet ta ndryshojë qasjen në menaxhimin e pandemisë.

“Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi”, ka shkruar Krasniqi.

Postimi në Facebook:

Një tjetër ditë tragjike për Kosovën. Dhimbja nga humbjet e jetëve në betejë me Covid-19 sot u rëndua edhe më 36 humbje jetësh të tjera.

Me ditë të tëra, po na ndalë frymën kjo gjendje tmerruese, me shifra alarmante, ku humbja e jetës së qytetarëve nga virusi tashmë, për fat të keq, nga Qeveria po trajtohet vetëm si numër.

Ngushëllime të gjitha familljeve që mbetën pa më të dashurit e tyre. Është vështirë të gjenden fjalë për t'ua lehtësuar dhimbjen e madhe që kanë për këto humbje tragjike.

Nuk kemi betejë politike për pandeminë. Por, kësaj gjendjeje tejet të vështirë është e domosdoshme që Qeveria t’i përgjigjet menjëherë me një qasje krejtësisht tjetër, me një plan konkret, me seriozitet dhe angazhim maksimal, në mënyrë që të ndalet ky hov i kobshëm i pandemisë. Është e papranueshme që të vazhdojë edhe më tej kjo papërgjegjësi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat