Kryeministri Kurti tregon se cilën vaksinë e ka marrë, bën thirrje që qytetarët të marrin të njëjtën vaksinë

Aktuale

Kryeministri Kurti tregon se cilën vaksinë e ka marrë, bën thirrje që qytetarët të marrin të njëjtën vaksinë

Nga: H.O. Më: 29 gusht 2021 Në ora: 19:29
Pamje nga konferenca/ Kurti dhe Vitia

Kryeministri Albin Kurti në konferencën për media ka bërë të ditur se aktualisht ka më tepër vaksina Astrazeneca, se sa vaksina Pfizer, ku kjo e fundit po merret më tepër nga qytetarët.

Ai ka bërë thirrje që qytetarët mos të fokusohen vetëm tek vaksina Pfizer, por të marrin edhe Astrazenecën, pasi sipas tij, nga disa studime thuhet se këto dy vaksina pak dallojnë nga njëra-tjerta.

Madje, Kurti thotë se ai vetë e ka marrë vaksinën Astrazeneca.

Andaj bën thirrje që qytetarët të vaksinohen sa më parë dhe bën apel që të ruajnë vetën dhe të tjerët edhe 14 apo 10 ditë pas vaksinën derisa të bën efektin e vetë./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat