Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia,në konferencën e mbajtur pas mbledhjes urgjente të mbajtur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka folur për sasinë e vaksinave në Kosovë.
Vitia, përgjatë fjalimit, ka lënë të nënkuptohet se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit. Ai ka thënë se sa ka vaksina në stoqet, aq termine lejohen për vaksinim.
“Natyrisht, sa kemi vaksina në stoqet tona, aq janë edhe terminët për vaksinë. Në momentin që kemi më shumë vaksina, atëherë punohet edhe të shtunën siç është punuar. Kur të arrijë kontingjenti i vaksinave Pfizer nga SHBA, do të vijojë puna vikendeve”, ka thënë ai.
Tutje, ministri i dikasterit të Shëndetësisë u ka bërë thirrje të vaksinuarve të shtojnë kujdesjen, për shkak se edhe ata mund ta përhapin atë për shkak të variantit Delta.